Google Maps tani ofron pamje ajrore 3D të monumenteve të famshme në botë

“Pamja zhytëse” 3D e Google nuk është plotësisht e gatshme, por ju mund ta shihni atë duke filluar nga sot.

Sipas mediave të huaja, kompania po nxjerr përditësime në Google Maps për Android dhe iOS që prezantojnë pamje ajrore të afro 100 monumenteve të famshme.

Aty përfshihen monumente Big Ben në Londër dhe Empire State Building në New York City.

Funksioni bashkon AI me miliarda imazhe (përfshirë pamjet satelitore dhe të Street View) për të krijuar pamje realiste 3D.

Google e paraqet këtë si një mjet paraprak për turistët, por është gjithashtu një mënyrë e dobishme për të kënaqur kureshtjen tuaj pa bërë një vizitë atje. /Telegrafi/

Read Previous

Rama: Plazhi i Pishë-Poros, destinacion që pret çdo ditë dhjetëra pushues

Read Next

Dy foshnje me COVID-19 po mjekohen në QKUK