Dy foshnje me COVID-19 po mjekohen në QKUK

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 92 pacientë të infektuar me COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datës 27 korrik 2022, është si një vijim: Klinika Infektive ka 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv.

“Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,11 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë”, njofton SHSKUK.

/Sinjali/

Read Previous

Google Maps tani ofron pamje ajrore 3D të monumenteve të famshme në botë

Read Next

Tre të vdekur dhe mbi 1.800 raste të reja me coronavirus