Gonçalo Ramos: Nëse Milani ka shpenzuar kaq shumë, do të thotë se ka besim tek unë

“Për mua do të jetë një sezon pozitiv nëse fitojmë titullin”. Gonçalo Ramos nuk fshihet dhe përsërit ambiciet e Milanit, që sigurisht nuk nis mes favoritëve për titullin.

“Nuk mendoj se sa jam blerë nga klubi. Nëse kanë shpenzuar kaq shumë, do të thotë se kanë besim tek unë, – tha sulmuesi portugez për Dazn. – Mua më pëlqen presioni, dua të bëj diçka magjike për këtë klub”.

Misioni i ish-sulmuesit të PSG-së dhe Benfikës është të shënojë. Ai ia doli në debutimin në “San Siro” kundër Venezia, pas disa rasteve të humbura: “Nëse mendon çdo herë për rastet kur ke gabuar, nuk mund ta ndihmosh skuadrën dhe të shënosh golin e radhës. Besoj se jam një futbollist me përvojë dhe dua t’i sjell skuadrës mentalitetin tim fitues”. Për “mallkimin” e fanellës me numrin 9 te kuqezinjtë tha: “Nuk mendoj për këtë. Për Giroud nuk ishte e tillë. Ta veshësh këtë numër është një nder, jo problem”.

Për transferimin nga PSG te Milani: “Amorim më telefonoi kur isha në Botëror dhe do ta kujtoj përgjithmonë. Sidoqoftë, unë isha tashmë i bindur se do të vija në Milano”. /Telesport.al/

Read Previous

Spanja i propozon BE-së krijimin e një fondi të përhershëm lidhur me ndryshimet klimatike

Read Next

Britania: Ishujt Falkland janë “britanikë dhe do të mbeten të tillë”, pavarësisht pretendimeve të Argjentinës