“Godet” sërish Anonymous, largon nga interneti mbi 40 ueb-faqe të qeverisë serbe në 72 orët e fundit

Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibertnetike ndaj ueb-faqe të qeverisë serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ata sulmojnë ueb-faqet e qeverisë serbe, si kundërpërgjigje ndaj nxitjes që po bënte presidenti i Serbisë në veri të Kosovës.

Sipas tyre, sulmet janë duke u realizuar “në shkallë të gjerë” si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Madje në njoftimin e tyre të bërë në Twitter, është bërë e ditur se më shumë se 40 ueb-faqe të qeverisë serbe janë hequr në 72 orët e fundit.

E në njoftimin e më hershëm Anonymous pati bërë të ditur se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve dhe nxitjeve që Aleksandar Vuçiq po i bën në veri të Kosovës.

/Telegrafi/

Read Previous

A e keni ditur se cili është mbiemri i familjes mbretërore britanike?

Read Next

Gjermani: Vritet një 31-vjeçar nga Kosova