‘Goal’ parashikon fituesin dhe renditjen e Premier League

Kampionati i ri i Premier League nis tashmë më 11 gusht.

Para fillimit të turneut prestigjioz, faqja e internetit “Goal” prezantoi parashikimet afatgjata të kampionateve.

Sipas gazetarit James Westwood, favorit i turneut mbetet skuadra e Man City, e cila do të fitojë sërish titullin.

City”edhe pse kanë humbur lojtarë si Ilkay Gundogan apo Riyad Mahrez, sërish mbetet një skuadër shumë e fortë.

Në radhët e saj do të luajnë sulmuesi i pandalshëm Erling Haaland, mesfushori i shkëlqyer Rodri, mbrojtësit Joshko Guardiola, Ruben Dias, John Stones.

Vendi i dytë parashikohet për skuadrën e Arsenalit, i cili sezonin e kaluar luajti fuqishëm, ndërsa në verë bleu Kai Havertz, Declan Rice, mbrojtësin Jurrien Timbers dhe tashmë shpenzoi mbi 200 milionë paund.

Në top katërshe do të hyjnë edhe skuadrat e Liverpool dhe Man Utd.

Sipas gazetarit, “djajtë e kuq” do të ndjejnë presion të madh në garën për trofeun prestigjioz, por problemi kryesor i tyre do të jetë kapaciteti i tre skuadrave, që nuk do t’i lejojë të luftojnë seriozisht për vendin e parë.

Chelsea  parashikohet të jetë e pesta, Newcastle  i gjashti, Tottenham i shtati. /G.D abcnews.al/

Read Previous

‘Eris’, varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën, reagon OBSH

Read Next

Stano: BE-ja ka qasje të balancuar, mund të vendos masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë