Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Ndryshe Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ҫështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026. 

Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore përligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë  urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur. /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Kushtetuesja konstaton se gjykata ia shkeli të drejtat një qytetari

Read Next

Kupa e Botës 2026: Yjet më të mëdhenj që do ta humbin turneun për shkak të lëndimeve