Gjykata Speciale nis pushimin

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se nga sot fillon pushimi vjetor, i cili do të zgjasë deri më 14 gusht 2026.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të funksionojnë me kapacitet minimal.

“Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe, përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, shpallja e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Aktgjykimi do të mbahet më 16 shtator 2026, në orën 10:00. /RTKLive

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Netanyahu thotë se do të shkojë në New York pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij

Read Next

Alonso zbulon planin për Rogersin dhe Palmerin te Chelsea