Gjykata Speciale: Më 24 shkurt 2026 nis gjyqi i dytë ndaj Hashim Thaçit

Creator: ARMEND NIMANI | Credit: AFP – Getty Images Copyright: AFP or licensors

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, nis më 24 shkurt 2026.

Sipas urdhrit të gjykatës, procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, periudhë gjatë së cilës Prokuroria e Specializuar do të bëjë paraqitjen kryesore të provave. /GazetaSinjali/

Read Previous

“Viti 2025 shënon efikasitetin më të madh historik në sistemin gjyqësor në Kosovë”

Read Next

FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër