FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë datave 12 dhe 13 dhjetor, Forca e sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.

Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren.

“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

Read Previous

Gjykata Speciale: Më 24 shkurt 2026 nis gjyqi i dytë ndaj Hashim Thaçit

Read Next

Rizvanolli: Qeveria nuk blen energji, kontratat i kanë vetëm kompanitë private