Gjykata Kushtetuese i hap rrugën marrëveshjes Shqipëri – Itali për emigrantët

Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në lidhje me emigrantët.

Burime kofidenciale për Euronews Albania bëjnë me dije se marrëveshja është miratuar nga ana e Kushtetuese, ndërkohë që vendimi pritet të bëhet publik në orën 15:30.

Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetsues Olta Zaçaj ajo e cila pritet të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikoj dhe arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.

Diferenca ka qenë shumë e ngushtë me 1 votë, ku nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro marrëveshjes 5 prej tyre.

Sipas marrëveshjes emigrantet do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

/Telegrafi/

Read Previous

BE-ja kërkon marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së

Read Next

Vazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga