Vazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga

Granit Xhaka ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në elitën e futbollit gjerman Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Mesfushori shqiptar ka qenë ndër më të mriët në kuadër të xhiros së 19-të, ku Bayer Leverkusen barazoi pa gola 0-0 me Borussia Moenchegladbach.

Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit gjerman nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, SofaScore.

Përveç Xhakës në formacionin e javës ishin edhe Nicolas e Evledi nga Gladbach, Trimmel e Gosens nga Union Berlin, si dhe Stanisic e Wirtz nga Leverkusen.

Pjesë e formacionit të javës ishin dy yjet e Stuttgartit Undav e Fuhrich, derisa në sulm ishin dyshja Fullkrug dhe Demirovic. 

/Telegrafi/

Read Previous

Gjykata Kushtetuese i hap rrugën marrëveshjes Shqipëri – Itali për emigrantët

Read Next

Presidentja Osmani kërkon drejtësi për krimet e kryera nga Serbia