Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn

Data 9 mars është caktuar si data e seancës së parë në Themel për gjyqin ndaj Erion Veliajt. Më herët me short u zgjodhën edhe treshja gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Një vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individ dhe kompani. Gjyqtarja Etleva Deda vendosi të rrëzuar kundërshtimet e deritanishme të të akuzuarve dhe miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në Gjykim të kësaj dosje./reporteri

Read Previous

Kurti për takimin me Abdixhikun: Atmosferë konstruktive, ende pa zgjidhje

Read Next

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK