Gjykata e Lartë holandeze: Thesaret e Krimesë duhet t’i kthehen Ukrainës

Artefaktet e lashta nga Krimea duhet t’i kthehen Ukrainës, jo Krimesë. Vendimi është marrë të premten nga Gjykata e Lartë e Holandës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes ligjore për këto thesare.

Më shumë se 1000 objekte, duke përfshirë një përkrenare dhe një gjerdan ari të Krimesë, ishin huazuar në muzeun Allard Pearson të Amsterdamit kur Rusia aneksoi gadishullin në 2014.

Kur ekspozita përfundoi, si Ukraina ashtu edhe muzetë në gadishullin që tani kontrollohen nga Rusia thanë se kishin të drejta mbi thesarin.

“Ky vendim i jep fund polemikave. Muzeu Allard Pearson duhet t’i kthejë këto thesare në shtetin e Ukrainës dhe jo në muzetë e Krimesë”, tha gjykata, duke mbështetur vendimin e një gjykate më të ulët të vitit 2021.

Ukraina, e cila e konsideron Krimenë territorin e saj, ka argumentuar se veprat janë pjesë e trashëgimisë së saj dhe duhet të ruhen gjatë luftës me Rusinë.

Muzeu Allard Pearson tha se tani mund t’i dorëzojë veprat në Ukrainë, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë. /abcnews.al

Read Previous

SHBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda Rusisë

Read Next

Lidhja Shqiptare e Prizrenit nga këndvështrimi i Mid’hat Frashërit