Me shkurre të rritura e bari të tharë. Kështu dukej më parë oborri i SHMT “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë. Dëshira për të krijuar një ambient të pastër ku mbizotëron gjelbërimi ka shtyrë drejtoreshën, Florentina Gjergjaj, bashkë me mësimdhënwsit dhe stafin teknik që t’i përvishen punës për t’i kthyer pamjen e merituar këtij institucioni arsimor.
Krahas këtij ndryshimi kanë punuar edhe mësimdhënësit.
Një rëndësi e shtuar i është kushtuar edhe hapësirave brenda këtij objekti. Pastrimi gjeneral, në prag të hapjes së shkollës ka qenë një nga punët që tashmë ka përfunduar.
Nga ana tjetër Lina Cana, mësimdhënëse ka përmendur aktivizimin e platformës, nëpërmjet së cilës prindërit por edhe nxënësit mund të kuptojnë më shumë informacione rreth kësaj shkolle.
Tutje, Cana ka pohuar se në këtë platformë ata që shrehin interesim për t’u regjistruar mund të njihen më mësimdhënësit që janë të inkuadruar duke lexuar CV-të e tyre.