Gjini takohet me Udhëheqësin e Zyrës së Këshillit të Evropës

Udhëheqësi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power erdhi sot në Gjakovë për tu takuar me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini. Pas takimit që u zhvillua në zyrën e kryetarit, zotëri Power tregoi dhe arsyen e vizitës.

Erdha në Gjakovë sot të flasë me kryetarin për punën e Këshillit Evropian këtu në Kosovë, në veçanti për të treguar si punojmë direkt me komunat me disa nga programet tona që fokusohen në edukimin e e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ata të komuniteteve. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me komunat dhe Gjakova është ndër komunat që kemi pasur bashkëpunim që nga fillimi.

Ndërsa kryetari Gjini tha se ishte kënaqësi të mirëpresë zotërin Power në zyrën e tij.
Nga të dy palët u tha se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm.

Read Previous

Majlinda në gjysmëfinale

Read Next

Merret vendimi për ndeshjen Shqipëri-Angli