Gjermania ul taksat për korporatat për të ‘stimuluar’ ekonominë

Qeveria gjermane ra dakord të martën për një plan lehtësimi tatimor me vlerë rreth 7 miliardë euro në vit për kompanitë në një përpjekje për të ‘ringjallur’ ekonominë më të madhe të Evropës. Programi ka për qëllim të lehtësojë barrën mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, tha qeveria në një deklaratë .

Plani parashikon një ulje të taksave të korporatave për katër vjet. Ndërsa partitë e koalicionit gjerman kanë hezituar për shkallën e uljes së taksave të vendit, ekonomia ka mbetur statike. Gjermanët shënuan rritje të konsiderueshme në tremujorin e dytë të 2023, pas recesionit në fillim të vitit.

Gjermania, sikurse edhe shumë vende të tjera, është goditur rëndë pas luftës që nisi Rusia në Ukrainë. Konflikti ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë pasi mbështetja e Moskës ndaj Berlinit me gaz u ndal./abcnews.al

Read Previous

“Idalia” shndërrohet në uragan ‘katastrofik’ të kategorisë 4

Read Next

Krasniqi kërkon më shumë angazhim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur: Të shtohet presioni mbi Serbinë