Gjermania do të ulë çmimet e veturave elektrike

Stimujt financiarë që po përgatiten të jepen nga shteti do t’i ulin çmimet e veturave elektrike në Gjermani, sipas burimeve të Reuters.

Stimujt financiarë do të skadojnë sapo të arrihet shuma e caktuar prej 2.5 miliardë eurosh. Marrëveshja u arrit të martën mes koalicionit qeverisës.

Sipas planit, veturat elektrike me çmim nën 40 mijë euro, do të bien nga 6 mijë euro fillimisht, nga 4.500 euro në fillim të vitit të ardhshëm dhe nga 3 mijë euro gjatë vitit 2023.

Nuk ka subvencion për personat që blejnë vetura elektrike me çmim mbi 65 mijë euro.

Shitjet e veturave tërësisht elektrike pothuajse u dyfishuan më 2021 krahasuar me një vit më parë në 328 mijë në Gjermani, pjesërisht falë skemës.

Në total, tani ka mbi 600 mijë automjete elektrike në rrugët gjermane. Duke përfshirë hibridet, ka më shumë se një milion./Indeksonline.net/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

​“Mushkëria e hekurt”, nisi përdorimin para 94 vitesh