Gjermania do të asgjësojë 790 milionë maska për shkak të skadimit

Gjermania do të asgjësojë 790 milionë maska për shkak të skadimit të afatit të përdorimit.

Gazeta gjermane “Der Spiegel”, njoftoi se qeveria kishte blerë 5,8 miliardë maska për gjashtë miliardë euro në kohën e pandemisë së COVID-19.

Më tej thuhet se 790 milionë maskat, të cilave u ka skaduar afati dhe nuk janë përdorur kurrë, do të asgjësohen me djegie.

Raporti thekson se bëhet fjalë për 60 milionë maska të tipit FFP2, si dhe maska të tjera mjekësore, të cilat nuk mund të përdoren më për shkak të skadimit të afatit. /ATSH-AA/ 

Read Previous

Të paktën 17 të vdekur dhe 40 të plagosur nga granatimet e banesave në Zaporizhzhia

Read Next

Max Verstapen fiton Kampionatin e Formula 1