Gjendje alarmante në repartin Covid19 në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë

97 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku prej tyre 65 pacientë janë me oksigjeno terapi.

Dhe kjo gjendje në repartin infektiv në Spitalin “Isa Grezda” i ka tejkaluar situatën e normales, ku nga profesininstët shëndetësor thuhet se pothuajse të gjithë pacientët fatkeqësisht janë të pavaksinuar të cilët vazhdimisht bëjnë apel që të vaksinohen, pasiqë në repartin COVID19 vërtetë po luftohet me jetën, mirëpo kujdesi i profesionistëve është i pashmangshëm në çdo situatë.

Nga profesionistët shëndetësorë thuhet se gjendja e pacientëve në këtë repart, ndryshon nga momenti në moment, dhe se bëhët përpjejke e madhe për ta mposhtur këtë virus, ndër të tjera apelohet që qytetarët të vaksinohen sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të parandalohet eskalimi i kësaj situate.

Read Previous

Komuna zëvendëson flamujt e dëmtuar tek Lapidari “Shokët e Lirisë”

Read Next

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes