Gjendja në repartin e neurologjisë e qetë dhe stabile

Në repartin e neurologjisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, aktualisht gjendja është e qetë dhe stabile. Pacientët që po trajtohen këtu janë kryesisht me sëmundje të zakonshme neurologjike thotë Dr. Jetish Jetishi shef i këtij reparti.

Përveç repartit ku trajtohen pacientët, ata marrin trajtim shëndetësor edhe në ambulantën specialistilke neurologjike, ku deri më tani është trajtuar një numër i madh i pacientëve. Stafi janë duke realizuar edhe trajnime të shumta.

Me ardhjen edhe të një neurologu tashmë në këtë repart janë gjashtë specialist të kësaj fushe si dhe 11 infermierë të cilët po kryejnë profesionalisht punën e përditshme në ofrimin e shërbimeve adekuate dhe trajtimin e duhur të pacientëve.

Read Previous

Sulmi në Ukrainë, NATO deklarohet për sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan

Read Next

Dy vjeçari nga Gjakova ka nevojë për trajtim jashtë vendit, i nevojitet ndihmë financiare