Gjendja me Covid-19 në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” ka filluar të normalizohet

Gjendja në spitalin e përgjithshëm ‘Isa Grezda” në Gjakovë, ka filluar të qetësohet pasi numri i rasteve aktive me Covid-19 ka shënuar rënie. Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala u shpreh se muaji gusht ka qenë shumë i rëndë pasi që gjendja me pacientë te infektuar kishte filluar të  rritet. Fatmirësisht stafi mjekësor i këtij spitali ka arritur ta menaxhojë me sukses këtë situatë dhe tani gjendja ka filluar të përmirësohet.

Drejtori Shala shtoi se një repart i është kthyer normalitetit dhe shpreson që deri në javën e ardhshme edhe repartet tjera të kthehen në gjendje normale.

Shala apeloi tek qytetarët të vaksinohen sa më shumë në mënyrë që ta parandalojmë këtë gjendje dhe t’i kthehemi plotësisht normalitetit.

Read Previous

Familja katër anëtarëshe nga Gjakova akoma pa zgjidhje

Read Next

Gërvalla dhe Osmani nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim të diasporës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut