Gjendja e pacientëve me Covid-19

Aktualisht, 37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme. Kështu u bë e ditur në raportin e fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë, post-covid.

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Spitali i Prizrenit, 1 pacient.

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë.

Spitali i Pejës, 5 pacientë.

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali

Read Previous

Del në Artkand vepra e Ibrahim Kodrës, piktura e vitit 1974

Read Next

DnV: Respektim jo i kënaqshëm i masave antiCOVID nga qytetarët