Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete.

Përmes një raorti rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia :

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, tha zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj për TV SYRI-n.

Read Previous

KMDLNJ: Keqpërdorime të mëdha me faturat e rrymës, askush nuk ndjehet përgjegjës

Read Next

Mbi 200 studentë nga Kosova mund të studiojnë në universitete prestigjioze hungareze vitin tjetër