Gjendet një mjet shpërthyes në Krushë të Vogël, Policia jep detaje

Një person ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:35 në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në lokacion si edhe EOD e FSK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një  mjet qe dyshohet të jetë minë. Njësiti policor kanë dalë në lokacion është njoftuar EOD e FSK-së”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

​Sylvinho: Grupi i fortë, por i bukur dhe i ekuilibruar

Read Next

​Ademi: Besojmë se do ta fitojmë grupin