Gjendet arma që dyshohet se u përdor në grabitjen në Gjakovë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike me 12 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë grabitjes së ndodhur më 16 nëntor në Gjakovë.

Sipas raportit shtesë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas hetimeve të vazhdueshme lidhur me rastin, më 18 nëntor, në bashkëpunim me njërin nga të dyshuarit, policia ka kryer kontroll në një shtëpi të braktisur.

Aty është gjetur dhe konfiskuar arma gjysmë automatike, së bashku me 12 fishekë, që dyshohet se është përdorur në rastin e grabitjes.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen po vazhdojnë.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

Raporti shtesë:

GRABITJE & MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Gjakovë / 16.11.2026 – 16:50. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin ne fjale, me daten 18.11.2026 bashkë me njërin prej të dyshuarve të rastit në një shtëpi të braktisur është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike me 12 fishekë që dyshohet se është përdorë në rast. /tvsyrivision/

Read Previous

Kurti takon Serwer, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales