Tri protesta sot në Prishtinë, nga pagat te buxheti dhe pretendimet për kërcënime ndaj studentëve
Vincent Kompany do të rikthehet në stol të premten, më pak se një muaj pas incidentit shëndetësor që e detyroi të qëndronte larg ekipit të Bayern Munichut.
Trajneri belg u rrëzua më 23 tetor në qendrën stërvitore të klubit bavarez, si pasojë e meningjitit, ndërsa pësoi edhe zhvendosje të shpatullës.
Pas një periudhe rikuperimi, Kompany është gati të rikthehet në drejtimin e skuadrës dhe do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Këlnit, e cila do të zhvillohet të premten në Allianz Arena.
Kështu, Bayern Munich merr lajme të mira për rikthimin e trajnerit të tij në një moment të rëndësishëm të sezonit. /KosovaPress/