Gjakovë: Vodhi arkën e bamirësisë me 150 euro, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka vjedhur një arkë bamirësie në një furrë buke.

Policia bën të ditur se B.M dyshohet se vjedhjen e kreu më 15 janar në një furrë në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

“Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B.M, i lindur në vitin 1993, i cili dyshohet se me datën 15 janar kishte bërë vjedhjen e arkës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurori i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

/KlanKosova/

Read Previous

Mendimet e disa qytetarëve të Gjakovës për 50 eurot shtesë për punëtorët e sektorit publik

Read Next

Komuna e Gjakovës kundërshton “MFPT” për vlerësimin e pronave dhe rritjen e tatimit në pronë