Gjakovë/ Një person është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe më pas ka vdekur në spital

Një burrë nga Gjakova është rrëzuar në tokë pa ndjenja, derisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Gjakovë 10.12.2021 – 13:20. Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport./GazetaExpress

Read Previous

Rruga e asfaltuar para një viti, sot e shkatërruar në Berdosanë të Gjakovës

Read Next

Fjalimi emocionues i Nënës Terezë kur mori Çmimin “Nobel” për Paqe