Gjakovë, 6 persona të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën “Pashko Vasa” në paralagjen Dardania në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti gashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë Rajonale të Trafikut deri te aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për shkak të kthimit të parregullt majtas të njërës veturë e cila ja merr përparësinë e kalimit veturës tjetër e cila ishte në rrugë me përparësinë e kalimit në drejtim të Deçanit.

Në vendin e ngjares kanë qenë të gjitha njësitë relevante përfshirë edhe ajo e emergjencës ku të lënduarëve ju është ofruar ndihma e parë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”.

Sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Me vendim të prokurorit rasti do të vazhdojë të hetohet sipas procedurave ligjore.

Video e marre nga faqja zyrtare “Gjakova Sot” e publikuar ne rrjetin social facebook

Read Previous

Zbulohet lista e njerëzve më të pasur në SHBA

Read Next

Itali – Spanjë, formacionet e mundshme