Gërxhaliu: Pritet humbje e vendeve të punës si dhe goditje për buxhetin e vendit

Masat e reja të miratuara nga Qeveria e që kanë hy në fuqi mbrëmë sipas njohësve të çështjeve ekonomike do t’i shkaktojnë tri goditje ekonomisë së vendit.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një prononcim tha se me hyrjen në fuqi të masave të reja do të ketë tkurrje të vendeve të punës si dhe goditje për buxhetin e konsoliduar të vendit.

“Do të jenë tri goditje të cilat do të pësojë ekonomia kosovare, në rend të parë do të ketë rënie të qarkullimit në rend të dytë do të ketë edhe mundësi të mbylljes apo të tkurrjes së vendeve të punës dhe në këtë drejtim ajo që është si shtyllë e tretë do të ketë goditje në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, prandaj besoj që është koha për një partneritet dhe për një mbështetje të sektorit privat dhe definitivisht vetëm me partneritet rimëkëmbja do të përshpejtohet”.

Gërxhaliu kërkon një mobilizim në procesin e vaksinimit, derisa ka kërkuar që vendi të mësojë nga përvoja vendeve të rajonit pasi që kanë bërë më shumë në kohën e mbylljes.

“Emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së problemit është vaksinimi dhe nuk kemi arsye që të jemi të lumtur me procesin e vaksinimit, ka sfida ka probleme të kuptuara dhe të pa kuptuara, por duhet një angazhim i të gjithëve dhe duhet një mobilitet dhe duhet të ketë vaksinim mobil nëpër fshatra dhe qytete”.

“Kemi një rritje të numrit të infektuarve nga pandemia Covid-19 dhe në këtë drejtim duhet të mbështeten masat institucionale që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit publik, sepse prioritet i prioriteteve duhet të jetë qytetari dhe interesat e qytetarëve në këtë drejtim, prandaj duhet të kemi qasje duale në aspektin interno përveç mbylljes, komiteti i biznesit dhe në këtë drejtim duhet të mësojmë nga përvoja e vendeve të rajonit që kanë bërë shumë në kohën e mbylljes sepse rimëkëmbja kërkon partneritet për fat të keq komiteti i bizneset vendor nuk e ka pasur këtë komoditet të shijojë dorën e zgjatur të shtetit”.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Përmbytjet vdekjeprurëse në Europë, rezultat i ndryshimeve klimatike

Read Next

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për luftimin e COVID-19