Gazmend Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në Veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka njoftuar se dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në Veri. Ai është shprehur se shkelja e hapësirës ajrore nga dronë serbë, është përgjegjësi e KFOR-it dhe për këtë arsye ata janë informuar.

Hoxha ka thënë para gazetarëve se Policia e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Kohët e fundit kemi vërejtur fluturime dronësh që dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in, po i monitorojmë situatat dhe po shqyrtojmë se çfarë mund të bëhet”.

Sipas tij, dronët paraqesin rrezik për kufijtë, por jo për qytetarët.

“Është e rrezikshme për pjesën e kufirit, po për qytetarët tanë jo. Ne po i mbrojmë ata gjithashtu”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para disa ditësh njoftoi se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës me disa dronë.

Pas këtij deklarimi, pati raportimi se dronët që dyshohet se janë nga Serbia, kanë vëzhguar pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në pjesën veriore të vendit. /Albanianpost.com

Read Previous

Rritet bashkëpunimi në fushën e logjistikës mes FSK-së dhe FARSH-it

Read Next

Çfarë dihet për “planin 21-pikësh të paqes në Gaza” të Donald Trump?