Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga komandanti Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, strukturën organizativ, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore.
“Gjithashtu është realizuar vizitë në servisin për Automjetet e Rënda, ku patën mundësin të shohin nga afër kapacitetet e mirëmbajtjes.”
“Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.