Gastronomët: “Qeveria po përdor standarde të dyfishta”

Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka reaguar ndaj tubimeve të fundit të partive politike, ku shihen politikanë dhe qytetarë të mbledhur në hapsira të mbyllura. Ata këtë situatë e kanë quajtur ironike dhe kanë kërkuar që të mos dënohen bizneset, si dhe të falen e kompenzohen borxhet.

Shkëlzen Jetishi thekson se po përdoren standarde të dyfishta sa i përket respektimit të masave anti covid.

Yll Haraqia theksoi se përkundër vështirësive, i kanë zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara nga ministria e shëndetësisë dhe nuk janë gjobitur asnjëherë.

Artan Hoxha, Shef i inspektoratit në komunën e Gjakovës, thekson se megjithatë inspektimet në të gjitha subjektet do të vazhdojnë, dhe do të gjobiten të gjithë ata që e shkelin ligjin.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 30 persona, ndërsa në hapësira publike deri në 50, gjithmonë duke respektuar masat kundër COVID-19.

Read Previous

QKMF në Gjakovë bëhet me ashensor dhe me dysheme epokside

Read Next

3 viktima dhe 316 raste të reja me COVID-19