Gasperini pas fitores ndaj Liverpoolit: Fituam në një stadium historik

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Liverpoolit.

Atalanta mbrëmë mundi skuadrën anglez (0-3), në ‘Anfield’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League, duke bërë hapin gjigant në garën për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj ligë evropiane.

“Është një krenari e madhe për ne, për Atalantën dhe për të gjithë atalantas-it. Jam tepër i kënaqur”, ka thënë Gasperini.

Strategu italian thotë se të besuarit e tij, bën një ndeshje të madhe.

“Ne bëmë një ndeshje të madhe. Ne triumfuam në një stadium historik”, ka theksuar Gasperini.

Kujtojmë se ndeshja kthyese luhet pas një javë në Itali. /RTK/

Read Previous

Policia konfirmon shpërthimin me granatë dore, gjashtë vetura u dëmtuan

Read Next

Biden paralajmëron Kinën: Do të mbrojmë Filipinet në rast sulmi