G7: Masa kundër atyre që rrisin blerjet e naftës ruse

Ministrat e Financave të G7 njoftuan se do të marrin masa të përbashkëta për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke synuar ata që vazhdojnë të rrisin blerjet e tyre të naftës ruse dhe ata që lehtësojnë anashkalimin.

Në një takim virtual, ministrat e Financave të G7-s deklaruan gjithashtu se ranë dakord për rëndësinë e masave tregtare, duke përfshirë tarifat dhe ndalimet e importit dhe eksportit, në një përpjekje për të ulur të ardhurat ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Ne do të synojmë ata që vazhdojnë të rrisin blerjet e tyre të naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës dhe ata që lehtësojnë anashkalimin”, thuhej në deklaratën e G7.

“Ne do të marrim masa konkrete për të ulur ndjeshëm, me qëllim eliminimin gradual, të importeve tona të mbetura nga Rusia, përfshirë hidrokarburet”, thekson deklarata e përbashkët. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Ish-lojtari i Juventusit: Milani është favoriti kryesor për titullin në Itali

Read Next

Ndalimi i anijeve me ndihma drejt Gazës shkakton reagime ndërkombëtare