Fundi i një epoke, Tom Brady konfirmon tërheqjen nga NFL

Karriera e Tom Brady ka mbaruar dhe këtë herë ai ka marrë vendimin përfundimtar.

Qendërmbrojtësi legjendar ishte tërhequr në vitin 2022, por më pas u rikthye përsëri.

Ikona e futbollit amerikan e konfirmoi këtë vendim në rrjetet e tij sociale, duke bërë një postim në Instagram.

Brady konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NFL (futbollit amerikan). Në 18 sezone me New England Patriots, Brady i udhëhoqi ata në 17 tituj të divizionit, 11 prej tyre radhazi, 13 AFC Championship Games, nëntë paraqitje në Super Bowl, ku 6 prej tyre i ka fituar.

Më pas ai u transferua në Tampa Bay në vitin 2020 dhe fitoi dy tituj të tjerë të divizionit dhe një tjetër Super Bowl, duke e çuar numrin e tyre në shtatë. / h.ll/abcnews.al

Read Previous

Pse gjysmë milioni britanikë janë në grevë?

Read Next

The Beatles dhe këngët e tyre të nënvlerësuara