FSK pjesë e `Garës së luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s`

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar gjatë kësaj fundjave në kampin Dodge në Iowa po zhvillohet një garë e rëndësishme mes ushtarakëve, ku të pranishëm janë edhe pjestarë të FSK-së.

“Gara e luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në kampin Dodge,në Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke vënë theksin te qëndrueshmëria, forca dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet.

Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /RTK/

Read Previous

“DailyMail”: Në zbulim të thesareve të Shqipërisë

Read Next

Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna pas anulimit të programit për veturën elektrike