FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Telegrafi/

Read Previous

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania po planifikojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit

Read Next

A është legjitim shorti për nënkryetarin e Kuvendit?