FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë, në një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare, në Pashaliman.

Për këtë stërvitje ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se kjo stërvitje garanton rritje të kapaciteteve për misionet nënujore.

“Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkroi Vengu./Reporteri.net

Read Previous

A po hapet rruga për zgjedhje të reja në Kosovë pas gjashtë muajsh bllokadë?

Read Next

Fillon shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale