FSK-ja në një mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri

Forca e Sigurisë Kosovës po e mbështetë Shqipërinë në një operacion kërkim-shpëtimi. 

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për kërkimin e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat. 

“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, njoftoi FSK.

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se me propozim të qeverisë e ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të 24-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos.

Presidentja Osmani e ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në Facebook, duke theksuar solidaritetin dhe gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar në çdo sfidë.

“Bashkë në çdo sfidë! Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të specializuar të kërkim-shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare.

Ky kontingjent i FSK-së i është bashkuar operacionit në Klos, ku po zhvillohen kërkime intensive për gjetjen e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat. /RTK

Read Previous

Fillimi i gjykimit ndaj Thaçit dhe tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë shtyhet për 27 shkurt

Read Next

Kristjan Asllani shumë afër transferimit te Besiktas