FSHF do ndajë rrugët me Rejan, ja kush pritet të marrë frenat e kuqezinjve

Në Itali s’kanë dyshime. Federata Shqiptare e Futbolli nuk do të rinovojë kontratën me Edy Rejan, me këtë të fundit që tashmë nuk do të udhëtojë për në Shqipëri për ndeshjet e radhës.

Sipas “La Gazzeta”, “Tuttosport” por edhe media të tjera raportojnë se pavarësisht që FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë.

ROME, ITALY – MARCH 23: Italy U21 head coach Luigi Di Biagio gestures during a training session at the Giulio Onesti Sports Center on March 23, 2015 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti.

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë, madje mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.

Mbetet të presim deri në komunikatën zyrtare të FSHF-së për t’iu dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që çdo tifoz shqiptarë ka në “kokën” e tij. 

/f.a/abcnews.al

Read Previous

KDI: MSH-ja me probleme serioze në menaxhimin e buxhetit, pacientët i blejnë vetë barnat

Read Next

Stafi akademik e orari i mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, reagon SHSKUK-ja