AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Fshati i Linit ka marrë një njohje të veçantë, duke u shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndau një video nga fshati, duke uruar qytetarët për fundjavën dhe duke theksuar rëndësinë e këtij njohjeje për ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të vendit.
Fshati i Linit, i njohur për peizazhet e tij të bukura dhe trashëgiminë kulturore, tani merr një pozicion të veçantë në hartën e monumenteve të njohura ndërkombëtarisht, duke e bërë atë një destinacion të rëndësishëm për vizitorët dhe studiuesit e trashëgimisë./KultPlus.com