Frikë gjatë provave të Formula 1, makina përfshihet nga flakët

Një moment i frikshëm u regjistrua gjatë provave të lira të Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, ku makina e Alpha Tauri e Pierr Gasly mori flakë gjatë momentin që ishte duke u kontrolluar nga mekanikët.

Pas një xhiroje prove, Gasly u fut qetësisht në pitstop, por në një moment makina mori flakë në pjesën e pasme. Ndihmën e parë ia dhanë mekanikët e Aston Martin, të cilët arritën të shuanin flakët para se Gasly të dilte nga makina. Mekanikët thanë më pas se flakët nuk kishin depërtuar në motor dhe makina do të jetë gati për fundjavën e garës në Singapor.

Gjatë kësaj gare, Max Verstappen mund të shpallet kampion bote për herë të dytë në karrierë. Ai ka 116 pikë më shumë se piloti i Ferrarit Chalres Leclerc dhe nëse ia del, do të jetë fitorja më e shpejtë e titullit në 20 vitet e fundit./A2news/

Read Previous

Liqeni i Ohrit pasurohet me rreth 2 milionë rasat korani

Read Next

Moti për javën e parë të tetorit