Franca dhe Polonia kërkojnë çerekfinalen, formacionet zyrtare

FILE – Branding is displayed near the Doha Exhibition and Convention Center where soccer World Cup draw will be held, in Doha, Qatar, on March 31, 2022. The final draw will be held on April 1. This season will be unique in the 135-year history of domestic leagues in Europe. They will stop for a month or more while players leave for Qatar and the first World Cup ever in the European winter. (AP Photo/Darko Bandic, File)

Franca do të përballet me Poloninë në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Francezët dolën si lider nga Grupi D, derisa Polonia si e dyta nga Grupi C.

Dy ekipet përfaqësuese nga Evropa kanë për synim kalimin në çerekfinale, edhe pse Franca mbetet favorit i madh në letër dhe njëherëisht ndër favoritët kryesorë për ta fituar Botërorin.

Franca dhe Polonia janë përballur tetë herë gjatë historisë së dy Kombëtareve, ku francezët kanë bilanc më të mirë me katër fitore, tre ndeshje janë mbyllur baras dhe vetëm një fitore është për polakët.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve titullar për ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Giroud, Mbappe.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Kaminski, Krychowiak, Zielinski; Szymanski; Lewandowski

Read Previous

Neuropsikiatri Agron Zajmi, flet për problemet më të shpeshta të shëndetit mendor

Read Next

Inteligjenca britanike: Mbështetja për luftën e Putinit në Ukrainë po bie në Rusi