Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Barazimi pa gola ndërmjet Francës dhe Holandës të premten ka thyer një rekord të pabesueshëm në Evropian, që kishte zgjatur nga turneu i fundit.
Sipas “StatMuse”, ndeshja në “Red Bull Arena” në Leipzig ishte barazimi i parë 0:0 që prej duelit ndërmjet Anglisë dhe Skocisë që ishte luajtur në “Euro 2020”.
Në 50 ndeshje rresht prej asaj ndeshjeje, është shënuar të paktën një gol.
Ky barazim ka qenë i mirëseardhur si për Francën ashtu edhe për Holandën, pasi të dyja i kanë fituar ndeshjet e para.
Tani Franca dhe Holanda do të luftojnë për vendin e parë në Grupin D.
Franca luan me Poloninë, kurse Holanda do të përgatitet për ndeshjen me Austrinë./koha.net