Formacionet e mundshme Shqipëri-Itali

Sot do të luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Edhe pse një miqësore, tifozët shqiptarë kanë mbushur shkallët e stadiumit pasi të gjitha biletat janë shitur.

Edi Reja pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku priten të aktivizohen Berisha, Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj. Në krahë pritet të jetë Hysaj me Lenjanin, mesfushë Bare, Abrashi dhe Bajrami, ndërsa sulmi Broja dhe Uzuni.

Formacionet e mundshme Shqipëri-Itali:

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Broja.

Italia: Donnarumma, Scalvini, Bonuçi, Bastoni, Di Lorenzo, Verratti, Tonali, Dimarco, Zaniolo, Raspadori, Grifo. / h.ll/abcnews.al

Read Previous

Kosova prin për përdorimin e “Ceftriaxone” – antibiotikët dhe blerja pa recetë e tyre sfidë për shëndetësinë

Read Next

Dr.Boshnjaku: “Eliminoni aplikimet tradicionale të lulakut”