Ford Escort në pronësi të Lady Dianës shitet në ankand

Një Ford Escort që dikur ishte në pronësi të Diana Spencer, Princeshës së Uellsit, iu shit në ankand një muzeu në Amerikën e Jugut për 52 640 stërlina (72 855 dollarë).

Makina ngjyrë argjendi 1.6L Ghia iu dhurua princeshës Diana nga Princi i Uellsit, Charles, si dhuratë fejesë në maj 1981, dy muaj para se të martoheshin në korrik 1981.

Princesha ndaloi së përdoruri automjetin shpejt pasi lindi Princin Ëilliam në 1982 dhe më vonë ajo u ble për 6 000 stërlina nga një tregtar antikuaresh.

Lewis Rabett, nga shtëpia e ankandit “Reeman Dansie” tha se oferta fituese erdhi nga një muze në Amerikën e Jugut dhe makina do të transportohet atje.

“Interesi ka qenë i konsiderueshëm para ankandit”, tha Rabett.

“Fakti që përfundoi në Amerikën e Jugut është dëshmi e nivelit të interesit global që ka pasur për këtë makinë”.

“Është gjithashtu një dëshmi e interesit për Dianën dhe trashëgiminë e saj të përjetshme”, shtoi ai.

Makina ende mban regjistrimin e saj origjinal, WEV 297W, ngjyrën dhe tapicerinë e saj origjinale dhe ka bërë 83 000 milje në orë./KultPlus.com

Read Previous

Asnjë skuadër nga “grupi i vdekjes” nuk arrijnë në çerekfinale të “Euro 2020”

Read Next

Roma shumë afër transferimit të Granit Xhakës