Forcat speciale nga Kosova, Shqipëria, SHBA e Kroacia zhvilluan stërvitje të përbashkët

Efektivë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia zhvilluan dje një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere.

Me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji shprehu urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit.

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës. #ROS#forcatspeciale”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./reporteri

Read Previous

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Read Next

Ambasadori i ri gjerman: Shpresoj që së shpejti Kosova do të ketë një qeveri për bashkëpunim të ngushtë