Forcat e Armatosura të Shqipërisë, stërvitje me forcat amerikane në Nju-Xhersi

Ushtarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Malit të Zi iu bashkuan Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit në Fort Drum, Nju-Jork, për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe shumëkombëshe. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane, sipas të cilës kjo stërvitje vjen në një moment kritik për Forcat tona, pasi ato fillojnë vlerësimin e gatishmërisë luftarake të NATO-s në Bizë, muajin e ardhshëm.

Aktiviteti zgjati mbi një muaj dhe u fokusua në gatishmërinë luftarake dhe ndërveprueshmërinë.

Në të morën pjesë rreth 50 ushtarë nga Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë Shqiptare që kryen ushtrime me zjarr të vërtetë dhe operacione taktike me ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit dhe Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

Read Previous

​Për 24 orë janë ngritur 29 aktakuza kundër 36 personave

Read Next

Kongresi amerikan, projektligj për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor