Foden: Mbappe lojtari më i mirë i Kupës së Botës, ndaj Francës mund të fitojmë

I intervistuar nga mikrofonat e “TF1”, sulmuesi anglez Phil Foden komentoi për ndeshjen e ardhshme kundër Francës në Kupën e botës.

“Mbappe? Ai ka qenë lojtari i turneut deri më tani. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër Francës. Ne do të përpiqemi të japim gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale.

Do të jetë një sfidë e madhe për ne dhe në një ditë të bukur, ne mund të fitojmë kundër tyre”, është shprehur lojtari i talentuar i kombëtares angleze. / h.ll/abcnews.al

Read Previous

Të premten Kuvendi mban seancë, diskutohet për Ligjin e pagave

Read Next

Krijohet roboti me inteligjencë artificiale që shkruan ese akademike